Si dikur në Verë, vala e të nxehtit po përvëlon Europën në mes të Dimrit. 1 janari 2023 shënoi rekorde të temperaturave në shumë vende europiane.
Si asnjëherë më parë Polonia, Danimarka, Republika Çeke , Holanda, Bjellorusia, Lituania dhe Letonia, panë termomentrin të shënonte rreth 20 gradë duke vendosur edhe rekorde në këto vende për periudhën në të cilën jemi.
Maximiliano Herrera, një klimatolog që gjurmon temperaturat ekstreme tregon se Vaduzi, kryeqyteti i Lihtenshtenjit vendi i vogël që shtrihet në Alpet Europiane shënoi rekord prej 20 gradësh më 1 janar.
Këto shifra shihen me shqetësim nga klimatologët të cilët t’ia kanë atribuar këtë nxehtësi ekstreme ndryshimeve klimatike, shkencëtarët kanë paralajmëruar se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta dhe më intensive.
Këto ndryshime në mot shohin përpara dhjetëra sfida dhe shqetësime, që nga mungesa e ujit, thatësirë ekstreme gjatë verës, shkrirja e akullnajave dhe rritja e nivelit të dettevet, deri tek ato ekonomike. Në vende si Zvicra dhe Austria të cilat e kanë tepër të zhvilluar turizmin malor, po shohin që pistat e skive dimërore të jenë të zbrazuar për shkak të mungesës së borës.
Temperaturat e larat pritete të zgjasin deri me 10 janar, ndërsa në parashikimet afatgjate temperatuar e kontintit të vjetër do të rritet me disa gradë.