LajmeSport

Mujezinoviç te Shkëndija e Tetovës

Mesfushori qendror Mustafa Mujezinoviç është futbollisti i tretë që angazhon Shkëndija në afatin kalimtar te janarit, Maksimovit dhe Qakës. 

KF Shkëndija komunikon angazhimin e mesfushorit nga Bosnja e Hercegovina, Mustafa Mujezinoviç.

29-të vjeçari i lindur në Weilburg të Gjermanisë në gjysmësezonin vjeshtor ishte pjesë e Novi Pazarit në elitën e futbollit të Serbisë, më herët është paraqitur me disa klube në elitën e futbollit të BeH, mes tjerash Zhelezniçarit, ndërsa luan si mesfushor qendre edhe pse me nevojë mbulon edhe pozitat mesfushor defanziv dhe mbrojtës i djathtë. 

Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, Mujezinoviç firmosi kontratën 1.5 vjeçare me Shkëndijën. 

“Ndjehem bukur, kam dëgjuar mjaft gjëra për Shkëndijën, kam biseduar me miq (Antonio Paviç dhe Zajko Zeba) që më herët kanë luajtur këtu dhe ata më kanë folur vetëm mirë për Shkëndijën.

E dij se këtu ambiciet janë të mëdha, se kërkohet titulli, e dij se klubi ka tifozeri shumë të mirë dhe unë vij për të ndihmuar të realizohen këto objektiva“, deklaroi për faqen zyrtare të klubit, boshnjaku Mustafa Mujezinoviç menjëherë pas firmosjes së kontratës me kuqezinjtë. 

Të gjithë në KF Shkëndija, Mustafa Mujezinoviçit i dëshirojmë shumë suksese me fanellën kuqezi.

Show More

Related Articles

Back to top button