LajmeMaqedoni

Pasi u qortua nga SHGM-ja, Ministria e Jashtme ndryshoi mendje, ndërpritet fushata në internet

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagoi ndaj procedurës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila përmes prokurimeve publike paraprake, investon mjetet e qytetarëve për fushata në media private për promovimin e kryesimit me OSBE-në, Pas kësaj, reagoi edhe Ministria e Jashtme, njoftuan se do të ndërpritet fushata, transmeton Portalb.mk.

“Sipas informacioneve publike, Ministria e Punëve të Jashtme do të shpenzojë rreth 100.000 euro për aktivitete promovuese lidhur me kryesimin e Maqedonisë me OSBE-në, për të cilat është bërë marrëveshje me një kompani private të marketingut.Kujtojmë se kjo procedurë nga ana e Ministrisë së Jashtme drejtpërdrejt është kundër vendimit të mëparshëm të Qeverisë me date 22 gusht 2017, me të cilin praktikisht vendoset moratorium për reklamat qeveritare në mediat private”, thonë nga ShGM.

Ky vendim, shtojnë ata, i cili plotëson ndalimin ligjor aktiv për fushata qeveritare, udhëzon të gjitha organet e administratës shtetërore si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të ndërpresin reklamimin në televizionet dhe radiot komerciale, gazetat ditore dhe javore, tabelat reklamuese, portalet e internetit etj.

“Alarmojmë që praktika e pagesës së fushatave qeveritare në media me paratë e qytetarëve, përveç se është e paligjshme dhe në kundërshtim me vendimet e mëparshme të Qeverisë, e njëjta mund të nxisë edhe institucionet e tjera publike ta zbatojnë atë, gjë që do të dëmtonte në mënyrë shtesë tregun e brishtë mediatik”, theksojnë nga ShGM.

Kjo praktikë e mënyrës së shtrenjtë dhe selektive të blerjes së hapësirës mediatike përmes fushatave qeveritare, nënvizojnë nga ShGM, nuk mund të konsiderohet si mbështetje për mediat, por si përpjekje për t’i korruptuar ato dhe njëkohësisht për të promovuar propagandën politike në dëm të interesit publik.

Pas kësaj, Ministria e Jashtme ndërroi mendje, vendosi të ndërpresë fushatën në internet.

“Që në ditët e para të marrjes së presidencës u vendosën përkohësisht web-banerat, të cilët kanë karakter informativ dhe edukativ dhe përmes tyre në asnjë mënyrë nuk promovohet ministria dhe as puna e saj. Kjo lëvizje nuk bie ndesh me praktikat aktive ligjore dhe nenin 102 të Ligjit të ASHAA për plasimin e mjeteve tek transmetuesit. Pavarësisht mundësive ligjore, pas sugjerimit të ardhur sot nga SHGM-ja, Ministria e Punëve të Jashtme do të ndërpresë fushatën e planifikuar njëjavore përmes përdorimit të ueb-banerave në internet. Në interes të punës transparente, aktivitetet e mundshme në të ardhmen nga aspekti i komunikimit do të bëhen në koordinim me shoqatat e gazetarëve dhe përfaqësues sektorit civil”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) do të shpenzojë rreth 100.000 euro për aktivitetet e marrëdhënieve me publikun për kryesimin e Maqedonisë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Më 1 janar, Maqedonia filloi presidencën e saj me OSBE-në, organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë, e cila përfshin 57 vende pjesëmarrëse nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia. Për këtë qëllim është lidhur marrëveshje me Shoqërinë për aktivitete menaxhuese dhe këshilluese agjencinë “Rating SP-M” DOOEL për 6.100.000 denarë. Në tender thuhet se shërbimet e komunikimit strategjik janë të nevojshme në pritje të kryesimit të OSBE-së.

Show More

Related Articles

Back to top button