Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka dhënë një intervistë shumë të gjatë për “Cadena Ser”, në të cilën ka trajtuar të gjitha çështjet aktuale.
Fitorja e vështirë ndaj Intercity: “Jemi të kënaqur në raundin tjetër. Qëndrimi i lojtarëve ishte i drejtë, ishte një lojë argëtuese. Nuk jam i zhgënjyer, ishte e qartë se do të fitonim edhe pse patëm minuta të vështira.”
Skualifikimi i Lewandowskit: “Ne e pranojmë vendimin e CAS. Sanksioni duket i ekzagjëruar, por logjik nëse e interpretojmë rregulloren me rigorozitet”.
Kontrata e Gavit: “Duhet të presim qershorin për të zgjidhur këtë çështje. E njëjta gjë për Balde dhe Araujo.”
Objektivat: “Ne duam të fitojmë kampionatin. Unë flas shpesh me Xavi, ky është objektivi kryesor. Ne kemi skuadrën për ta bërë këtë”.
Merkatoja e janarit: “Asnjë lëvizje, nëse nuk paraqitet një mundësi e papritur. Në verë ne kemi bërë tashmë atë që ishte e nevojshme dhe trajneri është i lumtur. Skuadra mund të fitojë tituj. PSG në kërkim te Dembele? Ai nuk shitet as për 70 milionë, çështjen e rinovimit do ta trajtojmë kur të vijë koha.”
E ardhmja e Busquets: “Ai është kapiteni ynë dhe ne jemi të kënaqur me të, nga të gjitha këndvështrimet. Ai ka oferta nga SHBA dhe e di që e mendon këtë, por ai do të jetë me ne deri në qershor. Do të flasim për atë në verë”.
Rikthimi i Messit: “Më duhej të vendosja interest e Barçës para lojtarit më të mirë në historinë e futbollit. Nuk arrita ta mbaja për shkak të situatës së vështirë ekonomike, por tani ai është lojtar i PSG-së dhe nuk dua të flas për këtë. Leo do të jetë gjithmonë pjesë e historisë së ekipit tonë dhe uroj që të kishte përfunduar ndryshe”.
E ardhmja e Pique: “Nëse ai dëshiron, ai do të jetë presidenti ynë. Marrëdhënia jonë është e shkëlqyer”./ h.ll/abcnews.al