LajmeSport

Roberto Martinez dhe Rooney, në listën e ngushtë të Evertonit

Lampard nuk e ka të sigurtë pozitën e tij si trajner i Evertonit.

Sipas raportimeve të “The Sun” skuadra nga Liverpooli po mendon të rikthejë sulmuesin legjendar, Wayne Rooney në stolin e trajnerit, shkruan GazetaBlic Sport.

Rooney është aktualisht trajner te skuadra DC United, kurse më parë ka drejtuar ekipin anglez Derby County.

Everton po kalon periudhë të keqe me vetëm 15 pikë duke u pozicionuar në vendin e 18-të në tabelën e Premierligës.

Ndër emrat e lakuar për pozitën e trajnerit të Everton është edhe Roberto Martinez.

/GazetaBlic Sport/

Show More

Related Articles

Back to top button