Numri i foshnjeve të spaolindura në vitin 2021, në krahasim me vitin e kaluar, është zvogëluar për dy për qind. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar kanë lindur gjithsej 18.790 foshnje, nga të cilët 18.648 kanë lidur të gjallë, ndërsa 142 të vdekur, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.
Në strukturën sipas gjinisë, foshnjet e lindura të gjinisë mashkullore kanë pjesëmarrje më të madhe dhe atë 51,1 për qind, përkatësisht në 100 foshnje të lindura të gjinisë femërore 104,5 janë meshkuj. Sipas muajit të lindjes, numër më të madh të lindjeve ka në muajin korrik, gjegjësisht 1.735.
Sipas moshës së nënës, pjesëmarrje më të madhe prej 34 për qind kanë lindjet e gjalla të nënave të moshës 25 deri në 29 vjeç.
Mosha mesatare e nënës në numrin total të lindjeve është 29,2 vjeç, dhe 27,5 vjeç në lindjet e para.
Viti i gjeneratës së nënës që duket të jetë më i shpeshti në lindjen e fëmijës është viti 1992.
Në vitin 2021 janë regjistruar 20 lindje të gjalla të nënave nën moshën 15 vjeç.
Numri i fëmijëve jashtëmartesor është 2.546 fëmijë, ose 13,7 për qind e numrit të përgjithshëm të lindjeve të gjalla i përkasin fëmijëve jashtëmartesor.