Sot më datë 06.01.2023 (e premte) në Xhaminë e fshatit Llakavicë, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë Xhami tek mualimi H.Jonuz ef. Jonuzi.
Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve dhe mysafirëve të shumtë, pjesëmarrës ishte një delegacion nga Muftinia e BFI–Gostivar, në krye me Muftiun H. Sabahudin ef. Zendeli, i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i BFI në RMV H.Irsal ef. Jakupi i cili përshëndeti të pranishmit në emër të Reisul Ulemasë, H.Hfz.Shaqir ef.Fetai, prof Imer ef. Alili – Imam në Efretikon të Zvicrës i cili bëri duanë e hatmeve dhe priu namaz të xhumasë, si dhe referenti fetaro-arsimor, Hfz.Jusuf ef Xheladini i cili udhëhoqi programin e hatmes.
Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli, në fjalën e tij përshëndetëse pas falënderimeve për mualimin, vaizin, këshillin e xhamisë, prindërit dhe nxënësit/et e mektebit, theksoi rëndësinë e mësimbesimit islam nëpër mektebe si dhe e mbajti hutben e xhumasë. Në fund të programit, nën udhëheqjen e referentit Hfz.Jusuf ef Xheladini, u bë edhe ndarja e diplomave dhe mirënjohjeve nga ana Sekretarit të përgjithshëm të BFI në RMV H.Irsal ef. Jakupi, Muftiut të MBFI-GOSTIVAR H.Sabahudin ef. Zendeli dhe prof.Imer ef Alili me të cilat u dekoruan: nxënësit, mualimi/imami, këshilli i Xhamisë dhe z.Refet Mislimi- afarist në Diasporë. Numri i nxënësve/eve ishte 7.