Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Virxhinia ku një 6 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri mësuesen e tij.
CNN shkruan se i mituri e ka qëlluar mësuesen e tij 30 vjeçare me një plumb pas një sherri që u zhvillua në klasën e shkollës fillore “Richneck”.
Shefi i policisë së zonës, Steve Drew informon se 6 vjeçari po merret në pyetje ndërsa mësuesja ndodhet në gjendje kritike për jetën.
“Nuk janë përfshirë fëmijë të tjerë, hetimet vijojnë”-tha Drew.
Shkolla fillore ku ndodhi ngjarja do të mbyllet të hënën e ardhshme. Drejtori i kësaj shkolle George Parker u shpreh i tronditur me rastin duke bërë apel ndaj prindërve dhe mësuesve për edukimin e fëmijëve./tvklan.al