Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u dërgoi urim me rastin e Krishtlindjeve të gjithë të krishterëve ortodoksë.
Mickoski në urim dërgon mesazh për bashkim dhe veprim të përbashkët, për, siç thotë, mirëqenie, progres dhe një shoqëri më të mirë. Duhen, vlerëson, shpresë dhe unitet si asnjëherë më parë që të luftojmë për një të ardhme më të mirë.
“Në emrin tim dhe në emër të VMRO-DPMNE-së, ju uroj të gjithë të krishterëve ortodoksë festën e madhe të krishterë të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjen. Uroj që kjo ditë në të cilën festojmë jetën, fillimet e reja dhe familjen t’ju sjellë shumë shëndet, gëzim dhe lumturi në shtëpitë tuaja që do t’ju ndjekin gjatë gjithë vitit. Duke festuar këtë festë, le të japim shembull me një mesazh bashkimi për të punuar së bashku drejt mirëqenies, përparimit dhe një shoqërie më të mirë. Le të punojmë së bashku për të ndryshuar realitetin e vështirë dhe të mos jetojmë më në pasiguri. Ne kemi nevojë për një realitet të ri dhe më të mirë. Maqedonia, në të cilën të gjithë bashkë jetojmë realitetin aktual dhe ndajmë vuajtjet, duhet të bëhet vend i qytetarëve të lumtur, vend i qytetarëve që do të kenë jetë cilësore dhe dinjitet. Le t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të punojmë me besim për të ardhmen tonë të përbashkët dhe më të mirë, dhe humbjet dhe dështimet të mbeten pas nesh. Qoftë edhe për shumë vite festa e madhe e krishterë e Krishtlindjeve”, shkruan lideri i VMRO-DPMNE-së.