Shkup, 9 janar – Deputetët prej sot kthehen në punë pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Për sot janë caktuar seanca të dy komisioneve parlamentare, ndërsa nesër duhet të mbahet seanca e parë plenare këtë vit. Sot pritet të bëhet koordinimi i rregullt i kryetarit të Kuvendit me koordinatorët e grupeve parlamentare.
Seancë për sot është paraparë të mbaj Këshilli Nacional për Integrim Evropian dhe Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri.