LajmeMaqedoni

Kasami refuzoi ftesën e Ramës, Aliti: Analfabetizëm politik dhe vendim amatoresk

Njohësi i rethanave politike, Faton Aliti nëpërmes një statusi né rrjetet sociale ka kritikuar ashpër vendimin e Lévizjes Besa dhe Bilall Kasamit për të mos marrë pjesë në takimin e lidereve shqiptar, të ftuar nga kryeministri Edi Rama, njofton indeks.mk

Aliti ka thënë se Kasami duhet menjëherë ta shkarkojë këshilltarin politik, sepse siç thoté Aliti krahasimet që bën Kasami dhe ekipi i tij, janë amatoreske dhe janë analfabetizëm politik.

“Se di kush e këshillon por e di se duhet ta lirojë nga detyra menjëherë.Sepse, të vendosësh në nivel të njejtë thirrjen e kryeministrit të Shqipërisë me thirrjen e kryetarit të komunës është analfabetizëm politik”, ka thënë fillimisht Aliti.

Aliti ka shtuar mes tjerash se Kasami është shumë i vogël për tu krahasuar me kryeministrin, Edi Rama

“Arsyetimi se të dy janë kryetarë partie politike përsëri nuk qëndron. E para sepse thirrjen e bën kryeministri jo kryetari i partisë, dhe e dyta sepse edhe si parti janë të pakrahasueshme për nga pesha politike”, ka përfunduar Aliti./indeks.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button