LajmeRajon

Vodhën mbi 700 mijë euro në shtëpitë e pasanikëve, nënë e bir dalin sot para gjykatës për masë sigurie

Ditën e sotme, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas arrestimit të tyre për vjedhjen e mijërave eurove në banesat ku 49-vjeçarja punonte si pastruese. Të dy këta persona akuzohen se kanë vjedhur në total rreth 700 mijë euro. Havier Dobi, reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta, por në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.

Ndërkohë hetimet për vjedhjen e 120 mijë Eurove në shtëpinë e ish-shefes së kabnietit të ministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, ka marrë një tjetër rrjedhë.

Krahas hetimeve të policisë, për origjinën e parave të gjetura në shtëpinë e pastrueses së saj, Rozeta Dobi dhe djalit të saj, Havierit është përfshirë edhe Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit po kryen verifikime lidhur burimin e të ardhurave të ish-zyrtares.

Dyshimet janë ngritur pas gjetjes së një tjetër sasie parash këtë të dielë në banesën e nënë e bir. Blutë e kryeqytetit u rikthyen për kontroll pas informacioneve të marra dhe në tubin e aspirimit gjetën 404 800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri.

Policia ende nuk ka zbuluar nëse edhe këto para u vodhën në banesën e Alda Klosit, apo në shtëpi të tjera ku Rozeta Dobi kishte punuar si pastruese. Historia nisi pas denoncimit të bërë më 15 Dhjetor nga Alda Klosi për vjedhjen e banesës. 2 të arrestuarit u mbajtën nën vëzhgim dhe u zbulua se ata kishin hyrë në banesë nëpërmjet një çelësi të kopjuar.

Ata kishin krijuar rrëmujë në banesë me qëllim që vjedhja të dukej si grabitje, megjithatë provat e administruara nga policia kanë çuar në identifikimin e tyre. Policia sekuestroi edhe 3 automjete që dyshohet se u blenë me paratë e grabitura. Përpara hetuesve, 2 të arrestuarit kanë pranuar krimin.

Show More

Related Articles

Back to top button