Maqedonia e Veriut për vitin 2023, në listën si fuqi ushtarake radhitet e 108-ta nga 145 shtete të konsideruara për rishikimin vjetor të Global Firepower (GFP), njoftoi internet-portali “Global Firepower”. Krahasuar me vitin e kaluar për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ky është përparim për ushtrinë e Maqedonisë së Veriut për 27 vende në listën e aftësive dhe fuqisë ushtarake të armatave në botë.
Renditja e finalizuar e Global Firepower shfrytëzon mbi 60 faktorë individualë për të përcaktuar rezultatin PowerIndex të një kombi të caktuar (‘PwrIndx’) me kategori që lëvizin nga sasia i njësive ushtarake dhe gjendja financiare, deri te aftësitë logjistike dhe gjeografia.
Radhitja, njoftoi portali, e kombeve të botës bazohet në fuqinë aktuale të zjarrit në dispozicion.
Nga fqinjësia, Greqia në listën e aftësisë dhe fuqisë ushtarake të armatave është në vendin e 30-të, ndërsa Serbia në vendin e 58-të, Bullgaria është menjëherë pas saj në vendin e 59-të, Kroacia është në vendin e 69-të, Sllovenia në vendin e 86-të, ndërsa Mali i Zi në vendin e 128-të dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 133-të, Kosova në vendin e 134.
E para në këtë listë për situatën aktuale janë SHBA-ja, e dyta Rusia, e treta Kina, e katërta India, e pesta Mbretëria e Bashkuar, e gjashta është Koreja e Jugut, pastaj Pakistani, Japonia, Franca dhe Italia. Ukraina është në vendin e 15-të.