LajmeMaqedoni

Kabranov: Besa ka bërë zgjedhjen, VMRO dhe Levica janë partnerët strategjikë të saj

Lëvizja Besa dhe Bilall Kasami tanimë kanë zgjedhur partnerët e tyre strategjikë, VMRO-DPMNE-në dhe Levicën e Dimitar Apasievit, kështu vlerëson në një prononcim për Indeks.mk, gazetari dhe opinionisti Aco Kabranov.

“Lëvizja BESA me justifikimin se nuk dëshiron të ulet në një tryezë me Ali Ahmetin vetëm se po fsheh afërsinë e saj me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën. Me këtë mbështetësve të saj, por edhe shqiptarëve u dërgon porosi se zgjedhja e tyre nga blloku politik maqedonas janë pikërisht këto dy parti”, deklaroi Kabranov për Indeks.mk

Ai vlerëson se nuk ka asgjë të keqë nëse takohen liderët e partive shqiptare në Tiranë, dhe se gjithçka që është në frymën e dialogut politik është normale.

Në anën tjetër, deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Arta Bilalli Zendeli, e ftuar në emisionin “Analiza24” në Tv 24, duke folur për takimin e liderëve të partive shqiptare të thirrur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, është ndalur te refuzimi i Lëvizjes Besa për të marrë pjesë në këtë takim.

Sipas saj, nga ajo që përdor si alibi Lëvizja Besa për të justifikuar mospjesëmarrjen në takim, lë të kuptohet se agjendën e saj e politike e përcaktojnë VMRO-DPMNE dhe Levica.

“Lëvizja BESA dhe Bilall Kasami deri para një viti ishin pjesë e koalicionit qeveritar së bashku me BDI-në. Kur ishin pjesë e atij koalicioni qeveritar, nuk e kishin aspak problem të takoheshin me Ali Ahmetin, dhe të kërkonin vazhdimisht takime me të. Dhe tani diskursi i tyre politik po ndryshon. Kush ua dikton këtë diskurs politik? Mos vallë ky diskurs politik diktohet nga struktura dhe parti jashtë Lëvizjes Besa! Jemi dëshmitarë se kohëve të fundit Lëvizja Besa shumë mirë i harmonizon qëndrimet me partitë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-në dhe për fat të keq edhe me Levicën e Dimitar Apasievit”, ka deklaruar mes tjerash Bilalli Zendeli.(Indeks.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button