Zyrtarët e Lëvizjes Besa me në krye Bilall Kasamin si duket nuk mjaftohen me faktin që refuzuan ftesën e kryeministrit Edi Rama për takimin e liderëve që do të zhvillohet nesër në Tiranë e në të cilin do të marrin pjesë të gjithë krerët e partive përpos Bilall Kasamit, raporton indeks.mk.
Zyrtari i lartë i Lëvizjes Besa, Valon Bela në një koment që e ka lëshuar në rrjetet sociale e ka quajtur Ramën fundrinë dhe vëlla të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Bela ka shkuar edhe më tutje duke thënë se Rama meriton të varet para publikut.
“Fundërrina e Vuçiqit nuk meriton as vajtjen. 30 ditë gjendje lufte Kosova me Serbinë, ai as edhe 1 fjalë sepse vëllau Vuçiq ia ka nxë frymën, tani gjoja po ndihmon diçka. Ai meriton varrje publike!!”, ka shkruar Bela.
Ndryshe, nga Lëvizja Besa në mënyrë të hapur kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Rama në Tiranë dhe nga aj moment zyrtarë e aktivist të kësaj partie nuk kanë rreshtur duke ofenduar e poshtëruar me fjalët më të rënda, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.