BotaLajme

Rusia pretendon se kontrollon 97% të Luhanskut

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se forcat e Moskës kanë në kontroll 97% të Luhanskut në Ukrainën lindore. Forcat ruse kanë pushtuar lagjet e banimit të qytetit kyç lindor të Sievierodonetsk dhe po luftojnë për të marrë kontrollin e një zone industriale në periferi të saj dhe qytetet aty pranë, tha Shoigu, sipas The Guardian.

“Betejat më të ashpra në rrugë vazhdojnë, me shkallë të ndryshme suksesi. Situata ndryshon vazhdimisht, por ukrainasit po zmbrapsin sulmet,” tha guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai.

Në Lysychansk trupat ruse bombarduan një treg lokal, një shkollë dhe një kolegj. Shoigu tha gjithashtu se trupat ruse kanë përparuar në drejtim të Popasna, rreth 30 km në jug të Sievierodonetsk, dhe se ata kanë marrë kontrollin e Lyman dhe Sviatohirsk dhe 15 qytete të tjera në rajon.

Ministri tha se 6,489 trupa ukrainase janë kapur rob që nga fillimi i aksionit ushtarak në Ukrainë, duke përfshirë 126 gjatë pesë ditëve të fundit.

/abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button