LajmeMaqedoni

Nga ky vit, kthimi i TVSH-së nga llogaritë fiskale do të jetë 2100 denarë

Nga ky vit, kthimi i tatimit mbi vlerën e shtuar nga llogaritë fiskale do të rritet në 2.100 denarë nga 1.800 denarë që ishte. Zgjidhja e propozuar ligjore është në procedurë parlamentare dhe është vendosur si pika e gjashtë e seancës së sotme plenare të 99-të. Ligji miratohet me procedurës të shkurtuar.

E drejta e kthimit të TVSH-së realizohet për çdo tremujor kalendarik në të cilin është lëshuar fatura fiskale.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria më 27 dhjetor 2022 përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit me të cilin rritet shuma maksimale e kthimit të TVSH-së që mund të marrë një person fizik duke skanuar llogaritë fiskale për një tremujor.

Show More

Related Articles

Back to top button