LajmeMaqedoni

Kryetari i ASh-së, Arben Taravari, takoi kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga deputetët Artina Qazimi dhe Elmi Haziri, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, realizoi takim me kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqi.

Kryetari Taravari e njoftoi kryetarin Krasniqi se ASh çmon bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy partive dhe se do të angazhohet për thellimin e kësaj miqësie. Në takim, ai theksoi përkrahjen e plotë që Aleanca për Shqiptarët jep për nismën e Republikës së Shqipërisë për shfuqizim të rezolutës së Këshillit të Evropës në lidhje me raportin Dick Marty.

“Besojmë në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe në pafajësinë e eprorëve të saj që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Urojmë që drejtësia të triumfojë dhe te ne do të gjeni partner të besueshëm sa herë që vlerësoni se mund të japim ndihmë në lidhje me këtë çështje..”, theksoi Taravari.

Ai i shprehu z.Krasniqi shqetësimin për zhvillimet në veriun e Republikës së Kosovës, për çka Aleanca për Shqiptarët ka folur zëshëm dhe ka dënuar veprimet destabilizuese e luftënxitëse.

Kryetari Taravari tha se Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të lidhur ngushtë me Kosovën, ndërsa dy vendet natyrshëm duhet të thellojnë edhe bashkëpunimin dhe lidhjen infrastrukturore. Për këtë, ai shprehu zhgënjimim e partisë së tij dhe të të gjithë shqiptarëve të RMV-së, për vonesat shumëvjeçare në rritjen e konektivitetit midis dy vendeve, duke theksuar se duhet që bashkërisht të mbahet presioni mbi qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të përfunduar pjesën e saj të Autostradës Arbën Xhaferi dhe lidhjen midis Tetovës dhe Prizrenit.

Show More

Related Articles

Back to top button