LajmeMaqedoni

Policia me apel për banorët e Pollogut: Mos i hapni mesazhet që prezentohen si MPB e Serbisë, janë mashtrim

Sektori i punëve të brendshme -Tetovë njofton qytetarët se kohëve të fundit janë dërguar mesazhe për persona fizikë dhe juridikë në rajoni Tetovë-Gostivar, ndërsa të njejtit janë mesazhe shantazhuese.

Policia thotë se janë shpeshtuar dërgimet e këtyre mesazheve dhe personat që i dërgojnë të njejtit, paraqiten si gjoja funksionarë të MPB-së së Serbisë dhe u thonë se kundër tyre gjoja kanë ngritur procedura gjyqësore për pedofili, pornografi kibernetike apo krime të tjera.

“Përveç kësaj, në mesazhet e dërguara ata kërkojnë që marrësit e tyre të kontaktojnë dërguesit brenda 72 orëve në mënyrë që të mos procesuohen penalisht nga Prokurori Publik, të mos regjistrohen si dhunues seksual dhe të mos ekspozohen nëpër media”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

SPB-Tetovë apelon qytetarët që të mos hapin mesazhe të tilla, sepse bëhet fjalë për mashtrime dhe nëse i kanë hapur ato, të kontaktojnë stacionin më të afërt policor për të marrë masat përkatëse.

Show More

Related Articles

Back to top button