LajmeMaqedoni

Gjendet drogë në linjën e autobusit Shkup–Stamboll, ishin fshehur në pako të Vitit të Ri

Prokuroria Publike e Qarkut nga qyteti bullgar Kustendil ka nisur hetimet kundër shtetasit maqedonas 72-vjeçar K.K., i dyshuar për kontrabandë droge.

Hetimi ka nisur pasi të premten në vendkalimin kufitar “Deve Bair/Gueshevo”, pjesëtarë të Departamentit për luftimin e trafikut të drogës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë gjatë kontrollit të një autobusi në linjën Shkup – Stamboll, në bagazhin personal të K.K. gjetën 6.2 kilogramë marijuanë të ndarë në gjashtë pako, disa prej të cilave ishin fshehur në dhuratat e Krishtlindjeve.

Siç raportojnë mediat bullgare, pas zbulimit të marijuanës, K.K. është privuar nga liria dhe Prokuroria ka paraqitur kërkesë në Gjykatën kompetente që ndaj tij të caktohet masa “arrest”.

Show More

Related Articles

Back to top button