Me propozim të prokurorit publik kompetent, gjyqtari i procedurës paraprake të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka hapur hetim kundër një pesëdhjetë e tre vjeçari, banor i fshatit Pallçisht i Poshtëm, në shtëpinë e të cilit është gjetur një bombë dore, të cilën i dyshuari e mbante nën krevat.
Siç informojnë nga Prokuroria, i dyshuari akuzohet për veprën penale prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 2 i Kodit Penal.
“Në shtëpinë e tij familjare ka mbajtur një granatë dore luftarake F1 të prodhimit kinez, megjithëse mbajtja e lëndëve të tilla shpërthyese është e ndaluar për qytetarët. Bomba u gjet gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit më 8 janar, e fshehur në një kuti nën krevatin në dhomën e gjumit, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike, transmeton Tetova News.
Me propozim të prokurorit publik kompetent, gjyqtari i procedurës paraprake të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.