LajmeMaqedoni

Strugë vriten me pushkë dhjetëra qen të pastrehë

Një video shqetësuese është publikuar nga aktivistët në Strugë këtë mëngjes. Në të shihen trupat e pajetë dhe të gjakosur të shumë qenve, duke u ngarkuar në një kamion.

Anima Mundi bën të ditur se vrasja masive është bërë me pushkë mëngjesin e sotëm. “Apelojmë tek institucionet kompetente që autori të gjendet dhe të përgjigjet penalisht për këtë vrasje masive! Askush nuk ka të drejtë t’i marrë jetën dikujt, askush nuk ka të drejtë të derdhë gjak të pafajshëm me armë në dorë, të vrasë pa mëshirë dhe të mbetet pa u ndëshkuar”, thuhet në reagimin e Anima Mundit. 

Vrasja masive e qenve të rrugës, u raportua në polici. Hetimi ka filluar. Problemi me qentë e rrugës në Strugë vazhdon prej vitesh dhe sulmet ndaj qytetarëve janë bërë më të shpeshta muajt e fundit, ndërsa komuna ka paguar miliona denarë për  dëmet. Pak ditë më parë, Struga deklaroi se ka gjetur zgjidhje për  problemin me qentë e rrugës dhe në buxhet ka siguruar mjete financiare për sterilizimin dhe shënjimin e qenve të pastrehë.

Show More

Related Articles

Back to top button