LajmeSport

Interi nxjerr në shitje xhevahirin e vet

Duket se është vendosur që shitja e madhe e verës për të rregulluar llogaritë e Interit këtë vit do të jetë ajo e Denzel Dumfries. Sipas “Gazzetta dello Sport”, duke pasur parasysh paraqitjet e këqija që prej rikthimit të tij nga Botërori, zikaltrit do t’i dëgjonin ofertat edhe në janar, në rast të shifrave të paktën 60 milionë euro.

Nga ana e saj, Rafaela Pimenta, trashëgimtarja e Mino Raiolës, tremb Interin: “Dumfries? Të gjithë i kemi parë ndeshjet që ka luajtur për Holandën në Kupën e Botës, ka bërë shumë mirë, por ne e prisnim.

Jemi të lumtur për të së pari, pastaj shpresoj që Interi të jetë i lumtur me të, por sigurisht që do të jetë. Ai është një lojtar i Interit, luan me zemër për fanellën zikaltër, pastaj do të shohim”.

Ndërkohë, Carlos Alcaraz është zyrtarisht një futbollist i ri i Southampton. Mesfushori 20-vjeçar, i cili u pëlqye shumë edhe nga Interi, kalon në Premier League për 13.6 milionë euro, plus 15% të rishitjes së ardhshme. Racing bëri njoftimin: “Paç fat, i dashur Charly, në këtë fazë të re të karrierës suaj”. Një mundësi e humbur, pra, për zikaltrit.

Show More

Related Articles

Back to top button