Në rend dite është edhe ratifikimi I marrëveshjes me “FRONTEKS”
Kuvendi sot u mblodh në seancën e parë plenare këtë vit, por, sic njofton KlanM, seanca zgjati vetëm tre minuta dhe u ndërpre.
Pasi Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi njoftoi se deputeti Zekir Ramçilloviq është emëruar ambasador i Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi, siç percjell KlanM, ai kërkoi kohë që Komisioni Shtetëror Zgjedhor ta njoftojë Kuvendin kush do ta jetë në vendin e tij.
Përndryshe, në seancën e 99 një nga pikat e rendit të ditës është ratifikimi i Marrëveshjes në mes Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë për kontroll evropian kufitar dhe detar, FRONTEKS.
Kjo është marrëveshja e parë në mes vendit tonë dhe BE-së që është nënshkruar në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik dhe në të gjitha gjuhët tjera zyrtare të BE-së.
Paraprakisht, siç njofton KlanM, për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë për përdorim zyrtar të gjuhës maqedonase në BE, vendi ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe me vendet anëtare, ekipet e të cilave kanë marrë pjesë në përforcimin e kontrollit të kufijve të vendit dhe parandalimit të kalimit ilegal të emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Afërt drejt BE-së./KlanM