Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së parë të Superkupës së Spanjës kundër Valencias.
Ndër temat e shumta që u trajtuan ishin ato që kishin të bënin me Gennaro Gattuso, ish-lojtarin e tij te Milani, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kemi kaluar kohë shumë të mira, kemi fituar dy Champions League. Më pas, marrëdhënia nuk ka qenë gjithmonë e mirë, kemi pasur edhe probleme personale, por unë nuk dua të flas për këtë”, tha fillimisht ai.
“Shumë trajnerë të sotëm kanë luajtur në atë Milan… Skuadrat e Gattusos janë shumë intensive, ai jep një identitet shumë të qartë”, përfundoi trajneri italian.
/GazetaBlic Sport