“Nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore. Kjo nuk është një trilogji”.
Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një videomesazh gjatë ceremonisë së Golden Globe.
Zelensky, shtoi nën duartrokitjet e botës së Hollivudit, se lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar ende, por batica po kthehet dhe tashmë është e qartë se kush do të fitojë.
tashmë është e qartë se kush do të fitojë.
“Ka ende beteja dhe lot për t’u përballur, por tani unë mund t’ju them se kush ishte më i miri në vitin e kaluar: ju nga bota e lirë, që u bashkuat në mbështetje të popullit të lirë të Ukrainës”, tha mes të tjerash presidenti ukrainas.
Që prej nisjes së luftës në shkurt të vitit të kaluar, presidenti Zelensky ka zgjedhur videomesazhet për t’iu drejtuar parlamenteve të vendeve të ndryshme apo institucioneve dhe eventeve, për të kërkuar mbështetje për Ukrainën.