Ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Muhamed Zekiri, do të duhet të qëndrojë edhe 30 ditë të tjera në paraburgim, pasi sot Gjykata Penale i shqiptoi masë të tillë përshkak dyshimeve se mund të ikë.
Kjo është hera e dytë që Zekirit i shqiptohet masa e paraburgimit. Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Masa e parë e paraburgimit ishte shqiptuar më 9 prill, ndërsa vazhdimi tjetër erdhi më 5 maj. Për të dy vendimet Zekiri kishte parashtruar ankesë, e që të dyja ishin refuzuar. Ai madje garantoi se nuk do të ikë nëse lirohet, duke ofruar patundshmëri në vlerë prej 200 mijë eurove.