LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE: Takimi i Tiranës nuk do të shpëtojë Kovaçevskin dhe LSDSM-në

Asnjë takim dhe zbatimi i agjendave të të tjerëve nuk do t’i shpëtojë Dimitar Kovaçevskin dhe LSDSM-në nga disfata katastrofike në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, theksoi sot VMRO-DPMNE përmes një komunikate për opinionin.

“Heshtja e plotë nga ana e LSDSM-në për takimin në Tiranë është vetëm një tjetër dëshmi se ky takim është me kërkesë të Kovaçevskit për të shpëtuar karrierën e tij. Ky takim është pikërisht me kërkesën e Dimitar Kovaçevskit për të marrë ndihmë për vazhdimin e mandatit dhe në këmbim të realizimit të agjendave të tjera në dëm të Maqedonisë. Paniku dhe frika e LSDSM-së dhe BDI-së për mbijetesën e pushtetit të tyre është evident, sepse po e humbasin me shpejtësi besimin e qytetarëve, prandaj u duhej ky takim”, thuhet në parti.

Nga aty shtojnë se LSDSM dhe Kovaçevski duhet të përgjigjen nëse do të marrin sërish kontrata të dëmshme në tavolinë nga takimi në Tiranë, të cilat do ta pranojnë pa diskutim për të shpëtuar karrierën e tyre?

Show More

Related Articles

Back to top button