BotaLajme

Sulm në stacionin e trenave në Paris, plagosen me thikë disa persona

Disa persona janë lënduar në një sulm që ndodhi sot në terminalin e stacionit të trenave në Paris, raporton CNN. Agresori iu sul me thikë pasagjerëve në stacionin, i cili gjendet në pjesën veriore të kryeqytetit të Francës. Policia framceze hapi zjarr ndaj personit që sulmoi qytetarët.

“Trafiku aktualisht është ndalur në këtë zonë. Duket se policia ka hapur zjarr ndaj sulmuesit që u kishte shkaktuar plagë të lehta pasagjerëve”, kanë bërë të ditur nga kompania që menaxhon hekurudhat SNCF.

Policia ka arritur ta arrestojë sulmuesin që e plagosi para prangosjes. Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit, e nga kompania kanë bërë të ditur se trafiku në këtë zonë pas disa minutash i është rikthyer normalitetit.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, i cili përshëndeti veprimin efikas të policisë.

“Një person ka lënduar disa tjerë në stacionin e trenave. Shpejt është neutralizuar. Faleminderit policisë për përgjigjen efikase”, ka shkruar në profilin e tij në Twitter ministri francez.

Show More

Related Articles

Back to top button