LajmeRajon

Dhunimi barbar i 22-vjeçares, përfaqësues të ambasadës keniane në Romë “zbarkojnë” në Tiranë

Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë po zhvillojnë në këto momente takim me shefin e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Petrit Halo, në lidhje me dhunimin e vajzës keniane Joy në kryeqytet, disa muaj më parë.

Ata kërkojnë informacion në lidhjet me hetimet që po kryhen për ngjarjen, si dhe nëse autoritetet shqiptare kanë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë.

Dosja u regjistrua më prokurori për plagosje të rëndë me dashje, por më pas iu rikthye sërish policisë për t’u plotësuar.

Keniania 22-vjeçare kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino. Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 13 Gusht të vitit që lamë pas ku 22 vjeçarja nga Kenia është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën  “Pandeli Evangjeli”.

E reja ndodhej në banesë me 5 persona, katër prej të cilëve shqiptarë, 3 djem dhe 2 vajza përkatësisht. Sipas raportimeve, mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë hedhur nga ballkoni i katit të dytë. Edhe pse kanë kaluar disa muaj, ende nuk ka emra konkret të dyshuarish.

Show More

Related Articles

Back to top button