BotaLajme

Vritet shqiptari në Gjermani, ish-partneri i të dashurës qëllon me armë drejt vajzës, por plumbat kapin 31-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në në Freiburgu, Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova është ekzekutuar me armë zjarri. Sipas mediave gjermane raportojnë se viktimë ka mbetur një 31-vjeçar, i cili është qëlluar nga ish-i dashuri i partneres së tij.

Autori i ngjarjes është një 29- vjeçar gjerman i cili shoqërohej nga një i afërm kur ka shkuar në banesën e ish-të dashurës dhe ka nxjerrë armën e zjarrit duke qëlluar drejt vajzës, por plumbat kanë kapur 31-vjeçarin.

31-vjeçari ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa autori i dyshuar është vënë në pranga.

Show More

Related Articles

Back to top button