LajmeMaqedoni

Vjedhje e madhe në hekurudhën e Maqedonisë, rreth 25 mijë euro dëm material

Një kabllo e cila shërben për rregullimin e komunikacionit hekurudhor dhe një kabllo për sinjalizim dhe telefoni në gjatësi prej 300 metra është vjedhur në linjën hekurudhore nga Maxhari drejt Shkupit.

Nga Hekurudhat e Maqedonisë për MIA thonë se është shkaktuar dëm i madh material prej rreth 25 mijë eurove dhe se me vjedhjen e kabllos vihet në pikëpyetje siguria e komunikacionit hekurudhor.

Vjedhja është zbuluar mbrëmë gjatë kontrollit të rregullt të shërbimeve të Hekurudhave, ndërsa rasti është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Show More

Related Articles

Back to top button