Të paktën disa persona u vranë sot në një sulm terrorist nga një sulmues vetëvrasës para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Afganistanit në qendër të Kabulit.
Amadullah Mutaki tha se sulmuesi tentoi të hynte në ndërtesën e MPJ-së.
“Aktualisht jam në godinën e Ministrisë së Jashtme. Sulmuesi vetëvrasës u përpoq të hynte, por u ndalua nga sigurimi në hyrje, megjithatë, ai hodhi veten në erë”, shkroi Mutaki në Twitter.
Edhe zëdhënësi i policisë së Kabulit ka konfirmuar se ka viktima.