Një grua ka vdekur derisa një tjetër është plagosur.
Kjo pasi një burrë i ka sulmuar me thikë ato.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Freiburg në Gjermani.
Siç raportojnë mediat gjermane viktima ishte ende gjallë kur mbërriti ambulanca, por ajo nuk arriti që t’ju bëjë ballë plagëve dhe vdiq në spital.
63-vjeçari, i dyshuar për veprën u arrestua nga policia.
Mediat gjermane njoftojnë se viktima (gruaja 30 vjeçare) dhe i dyshuari njiheshin.
Sipas policisë, raportortet mes tyre do të jenë pjesë e hetimeve.