LajmeMaqedoniRajon

Grubi dhe Ahmeti në Tiranë vazhdojnë takimet me zyrtarë të lartë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shoqëruar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe nënkryetarin Arbër Ademi të cilët së bashku me sekretarin gjeneral, Faton Ahmeti kanë qëndruar në Tiranë me çrast kanë vizituar Qendra Informative Kulturore në kuadër të ambasadës së vendit tonë në Tiranë.

Grubi ka thënë se QIK është një prej projekteve të realizuara ndërqeveritare dhe kombëtare me Republikën e Shqipërisë.

“Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi dhe Sekretarin e përgjithshëm, Faton Ahmeti u mirëpritëm në hapësirat e kësaj qendre nga drejtoru Zllatko Origjanksi, me të cilin bashkëbiseduam mbi misionin e rëndësishëm të ruajtjes dhe avancimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit kulturor mes vendit tonë dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Grubi./indeks.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button