BDI-ja nis takimet me bazën. Takimi I parë, ku do të jenë të pranishëm krerët më të lartë të integristëve, mbahet të shtunën më 14 Janar në Çegran të Gostivarit. Takimet e këtilla janë në përputhje me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm partiak – ka shkruar në Facebook Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi.
Por, nga ana tjetër, Nënkryetari I BDI-së, Izet Mexhiti, përmes një postimi në Facebook njofton për takimin e radhës që do të mbahet poashtu të Shtunën. Pas Studeniçanit në radhë është Manastiri.
Takimet e BDI-së më bazën, siç përcjell KlanM, mund të jenë konform vendimeve të organeve partiake, por assesi nuk mund të jetë rastësi që “ndezja e motorëve” në kampin e integristëve të përkojë me aktivitetet në terren të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”.
Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, edhe nga Tirana përsëriti me këmbëngulje qëndrimin se në BDI nuk ka fraksione, përkundër dy takimeve të ndara me qytetarët.
“Grupi i Zjarrit” tashmë disa herë ka drejtuar akuza ndaj Ministrave të BDI-së në ekzekutiv për dështimin e BDI-së dhe mosrealizimin e programit të saj. Mesazhi i fundit për Ali Ahmetin nga Studeniçani ishte “të mos e djeg jorganin për disa pleshta”./KlanMacedonia