BotaLajme

Lavrov në Turqi: Nuk e bllokojmë grurin drejt Europës

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov vizitoi këtë të mërkurë Turqinë ku është takuar me homologun e tij  Mevlut Çavusoglu.

Tema kryesore e bisedimeve ishte zhbllokimi i eksporteve të drithërave, ndërsa çmimet globale të ushqimeve vazhdojnë të jenë në rritje. Megjithatë Lavrov deklaroi se nuk është Moska ajo që po pengon eksportin.

SERGEY LAVROV

MINISTËR I JASHTËM, RUSI

“Perëndimorët po përpiqen ta bëjnë atë të duket si një fatkeqësi. Pjesa e produkteve të grurit ukrainas në treg është vetëm 1 për qind. Nuk ka asnjë situatë që do të shkaktojë krizë ushqimore. Nëse pala ukrainase është e gatshme, edhe ne jemi gati. Ne nuk krijojmë asnjë pengesë për levizjen e anijeve. Ne jemi të gatshëm të garantojmë sigurinë e anijeve që largohen nga Ukraina.”

Ndërkohë nga ana tjetër Caushoglu deklaroi se tashmë është momenti që të dyja palët t’i rikthehen dialogut për një zgjidhje diplomatike që do ti jepte fund luftës.

 MEVLUT ÇAVUSOGLU

MINISTËR I JASHTËM,TURQI

“Do të ishte në interesin e të gjithë njerëzve që sa më shpejt që të jetë e mundur t’i jepet fund luftës përmes negociatave.Shohim që është krijuar terreni për t’u kthyer në negociata. Nëse të dyja palët bien dakord, ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë si lehtësues. Ne vazhdojmë të mbajmë këtë qëndrim.”

Diskutimet mes ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov dhe zyrtarëve turq  janë fokusuar kryesisht  në krijimin e një korridori në Detit të Zi, për të lejuar drithin ukrainas të hyjë në tregjet botërore. Ankaraja thotë se një marrëveshje e tillë shmang rrezikun e konfrontimit midis NATO-s dhe Rusisë.

Show More

Related Articles

Back to top button