Real Madridi do ta mësojë kundërshtarin e finales së madhe të Superkupës së Spanjës që do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Real Betisit dhe Barcelonës, sfidë e cila do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “King Fahd”, pritet të jetë mjaftë interesante pasi Betisi di të jetë gjithmonë një rivalë i vështirë për skuadrën e Çavit dhe motivi i tyre për të luajtur në finale është jashtëzakonisht i madh. Përballë Barcelonës së kompletuar, Betisi do të luajë më tri mungesa, pasi Kruz, Kamarasa dhe Hoakin nuk do të paraqiten për shkak të lëndimeve.
Formacionet e mundshme
Real Betis: Silva; Ruibal, Ruiz, Gonzalez, Miranda; Rodriguez, Carvalho; Henrique, Fekir, Rodri; Iglesias
Barcelona: ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Alba; de Jong, Busquets, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Dembele.