LajmeMaqedoni

Revizioni nxjerr skandalet e “Ujësjellësit”, dëmtohet buxheti me mbi 3,6 milion euro

Raporti i Entit shtetëror të revizionit nxjerr në pah skandalet e vjedhjeve dhe keqpërdorimeve në SH.A. “Ekonomia e Ujërave” në vitet 2018-2022. Sipas tyre, janë derdhur sasi më të mëdha të konsumuara, mbi atë që nevojitej për ujitjen e sipërfaqeve të planifikuara, që sjellë në humbje prej 3.6 milionë €.
Po ashtu, revizioni konstatoi se “Ujësjellësi” nuk ka kryer pagesë në dobi të Buxhetit të shtetit në bazë të kompensimit për përdorimin e ujit, në shumën totale prej 30,15 milion denarë apo mbi 490 mijë €, për të cilat edhe pse u gjobit me 35 mijë euro nga MMJPH edhe më tej nuk e shlyejnë borxhin.

“Ujësjellësi ka detyrime të pa paguara kundrejt shtetit që arrijnë shumën totale prej 56,6 milion denarë.
Në të njëjtën kohë ushtruesit e veprimtarisë së ekonomisë së ujërave realizojnë humbje të vazhdueshme nga puna të cilët për tri vitet e fundit shuma është mbi 1,3 miliardë denarë ose mbi 20 milion euro”, thuhet në Raportin e Revizionit për “Ujësjellësin”.

Në kohen kur janë konstatuar shkeljet me SH.A. Ekonomia e Ujërave nga 03.2018-10.2020 ka udhëhequr Drejtori Ilmi Selami dhe nga 10.2020-01.2022 ka udhëhequr drejtori Vasko Stefanov.

“Gjithashtu, gjatë vitit 2018 kur ka udhëhequr drejtori Ilmi Selami, revizioni gjeti shkelje me furnizimin publik ku janë marrë me lizing operativ 14 automjete për një periudhë 5 vjeçare. Ujësjellësi nuk do bëhet pronarë i atyre veturave të terrenit megjithëse qiraja e shfrytëzimit deri në dhjetorë 2023 arrin në 368 mijë euro ose 30% më shumë se çmimi i rregullt i shitjes së atyre llojeve të automjeteve”, thuhet në Raportin e Revizionit për “Ujësjellësin”.

Nga Enti shtetëror i revizionit thonë se këtë lëndë e kanë dorëzuar në Prokurorinë Publike, e cila sipas procedurës ligjore është e obliguar të mbledh dëshmi në hapje të procedurës para hetimore.

“Me këtë revizion nuk u përfshi vetëm ‘Ujësjellësi’ por edhe Ministria e Mjedisit jetësor e planifikimit hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, poashtu janë përfshirë edhe ndërmarrjet publike që furnizojnë me ujë nga sistemi ujësjellësit. Mund të them se bëhet fjalë për një moskujdes të vazhdueshëm të shtetit dhe duke pasur parasysh seriozitetin e dëshmive të gjetura, raportin e kemi dorëzuar në Prokurorinë Publike, e cila duhet të procedoj më tej sipas përgjegjësive të tyre”, deklaroi Sonja Kambovska, Revizore.

Me revizion e realizuar ndërmjet 2019-2021, janë gjetur keqpërdorime të njëjta sikurse para dhe pas kësaj periudhe që 2/3 e sipërfaqes bujqësore ujitej jashtë sistemeve ose nuk faturohej, që ka ndikuar në të ardhura më pak të Ujësjellësit dhe të buxhetit të shtetit. Në bazë të dhënave, janë nënshkruar kontrata për kreditë e marra nga bankat e huaja në vlerë prej 193 milion € për realizimin e projekteve për ujitje. Për shkak të vonesave së realizimit, janë paguar gjoba prej 272,000€ ndaj institucioneve financiare. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button