LajmeMaqedoni

Aksion si në filma në Shkup/ Persona të armatosur rrëmbejnë të burgosurin duke u dërguar në spital

Pjesëtar i policisë së burgut është plagosur, ndërsa një i burgosur nga Idrizova është në ikje. Ky është rezultati i grabitjes që ndodhi gjatë natës duke dërguar një të burgosur me rrezik të lartë nga burgu deri në spital. Policia e burgut është ndaluar nga disa persona të armatosur, është ndaluar furgoni dhe ka patur të shtëna. Një polic është plagosur në fshikëz. I burgosuri është rrëmbyer dhe së bashku me personat e armatosur është vënë në ikje, informon Zhurnal.

Aksioni kishte qenë i planifikuar. Për këtë tregon fakti se personat e armatosur saktësisht e kanë ditur se kur i burgosuri do të dërgohet në spital, e kanë njohur veturën dhe me siguri kanë patur informata se gjatë cilës rrugë do të kalojnë. Siç mësohet, i burgosuri vet e ka lënduar veten dhe ka kërkuar mjekim urgjent.

Nga MPB priten informata gjatë ditës./Zhurnal.mk

Show More

Related Articles

Back to top button