LajmeSport

Napoli – Juventus, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A

Luciano Spalletti pritet të luajë sonte me formacionin më të mirë të Napolit kundër Juventusit, ndërsa Federico Chiesa pritet ta fillojë ndeshje nga stoli për Zonjën e Vjetër.

Napoli është nikoqir i Juventusit në ndeshjen derbi të javës së 18-të të Serisë A, e cila pritet të zhvillohet në Stadio Maradona, në orën 20:45.

Është një ndeshje mes sulmit më të mirë dhe mbrojtjes më të mirë në ligë. Lideri i tabelës Napoli deri më tani ka shënuar 39 gola, Juventusi i vendit të dytë ka pësuar shtatë deri tani.

Ekipi i plotë në dispozicion për Napolin. Piotr Zielinski rikthehet në formacionin fillestar, Mario Rui është favorit ndaj Mathias Olivera. Partenopei fitoi tri ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Juventusit, rekordi i tyre është katër radhazi, midis 2007 dhe 2011.

Gleison Bremer është rikthyer te Juventusi, por Leonardo Bonucci, Mattia De Sciglio, Juan Cuadrado, Paul Pogba dhe Dusan Vlahovic janë ende në infermieri.

Angel Di Maria dhe ish-sulmuesi i Napolit, Arek Milik, pritet të startojnë në sulm, me Chiesan që pritet ta nisë nga bankina. Italiani ishte vendimtar në fitoren 1-0 të së shtunës ndaj Udineses, kur doli nga stoli, duke dhënë asistimin për Danilon.

Juventusi fitoi tetë ndeshjet e fundit të Serie A pa pësuar dhe është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit të luajtura kundër liderëve të tabelës.

Formacionet e mundshme:

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Juventus (3-5-2): Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; McKennie, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Milik. /Telegrafi

Show More

Related Articles

Back to top button