Sot me date 14, Bashkimi Demokratik për Integrim do të dalë në terren për të takuar strukturat partiake. Njeri grup ku bartës është kryetari i partisë Ali Ahmeti së bashku me disa nga anëtarët tjerë të partisë do të dalin në Gostivar, Çegran.
Nga ana tjetër, i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” do të vizitojë Manastirin për të diskutuar nga afër me qytetarët e asaj zone.
Vetëm para disa dite në Manastir u panë Kreshnik Bekteshi dhe Ardian Muça, ndërsa Izet Mexhiti në emisionin ClickPlus e komentoi këtë vizitë si të pakëndshme për shkak që të parët kishin paralajmëruar “Grupi i zjarrit”.
Mbetet të shihet se si do të dalin këto paraqitje të të dyja grupeve brenda BDI-së!