Punonjësit policorë të Seksionit për trafikim të paligjshëm të drogave dhe armëve në SPB Manastir, dje në ora 12:30 në Manastir, kanë privuar nga liria M.T.(24) nga Manastiri, njofton MPB.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marijuanë, degë të bimës kanabis dhe objekte me mbetje marihuane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me Prokurorin Publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.