BotaLajme

Hungaria, kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

Hungaria rinovon mbështetjen për Serbinë, një strategji e saj kjo, për të penguar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, OKB dhe Këshillin e Evropës.

Hungaria madje ka paralajmëruar edhe rrëzimin e aplikimit nga ana e Kosovës për në BE.

Euronews shkruan se ky vendim vjen në një kohë pak më të zbutur midis Serbisë dhe Kosovës.

“Pranimi i parakohshëm i Kosovës nga entitete të ndryshme evropiane mund të rrezikojë pajtimin”, thotë Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm i Hungarisë.

“Prandaj, nëse votohet se a do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë kundër”, tha Szijjártó, në një takim në ministrinë e jashtme të Hungarisë në Budapest.

Show More

Related Articles

Back to top button