LajmeMaqedoni

Ali Ahmeti sonte zbarkon në Çegran, takon qytetarët dhe aktivin partiak

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sonte me bashkëpunëtor do të zbarkojë në Çegran të Gostivarit për takim me qytetarët dhe aktivin partiak, kështu njoftojnë nga BDI.

Takimi fillon në ora 19:00 tek restorant City në Çegran.

Ahmeti para qytetarëve pritet të flas për situatën politike në vend dhe procesin e integrimit europian të cilin tashmë Republika e Maqedonisë së Veriut e ka nisur me hapjen e bisedimeve me BE-në.

Ja njoftimi i plotë nga BDI:

Njoftim

Të nderuar,

Ju njoftojmë se sot (e shtunë, 14.01.2022) me fillim në ora 19:00, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, do të takojë qytetarët dhe aktivin partiak në Çegran të Gostivarit, te Restorant City.

Ftojmë ekipin tuaj të ndjekë ngjarjen.

Show More

Related Articles

Back to top button