LajmeRajon

Kurti emëron dy zëvendësministra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të shtunën dy zëvendësministra të rinj.

Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se Nenad Stanojeviq është emëruar zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviq – zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në takim thuhet se ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Show More

Related Articles

Back to top button