Kroatët po raportojnë se kanë ndjerë një tërmet rreth orës 10:00 të ditës së sotme.
Pas disa minutash, EMSC njoftoi vlerësimin e parë të forcës së tërmetit.
Ata thonë se zona e Zagrebit, me epiqendër 10 kilometra larg qytetit, është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 2.7 ballësh.
“Ishte një gjëmim i fortë”, është një nga komentet e lexuesve. “Dëgjuam një gjëmim drejt Medvednicës, e më pas u drodh”, shkruan një tjetër.
Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë njoftoi në Twitter se një tërmet me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter ka tronditur zonën e Zagrebit në orën 10:04.
Ndryshe, tërmet me fuqi të vogël raportohet se ka pasur gjatë mbrëmjes së kaluar edhe në Greqi.