LajmeMaqedoni

Ironia, qyteti i alfabetit nuk guxon të flasë shqip

Kur themi Manastir menjëherë mendja na vete te Kongresi Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe te qendra kulturore shqiptare dhe te klubi ‘Bashkimi’ i Rilindjes Kombëtare si dhe te veprimtaria patriotike e rilindasasve të asaj kohe.

Kohët e fundit janë shtuar apetitet e shovinizmit të hapur sllav në Manastir dhe gjetkë përmes presioneve të ndryshme mbi shqiptarët për t’i asimiluar dhe dëbuar ata duke përdorur të gjitha format e frikësimit dhe asimilimit.

Me fjalë të tjera ajo që po ndodh sot në Manastir, përbën gjenocid kulturor dhe etnik ndaj shqiptarëve një fakt i pakundërshtueshëm ky që partitë politike shqiptare kuislinge e heshtin rastin përballë këtij shovinizmi të pushtetit në asimilimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga Manastiri, për shkak të frikës dhe shpalljes së cilës do parti shqiptare që ngre zërin ndaj barbarizmit të ri sllav ‘si parti nacionaliste’ dhe e padëshirueshme në qeveritë e koalicionit.

Sot shqiptarët e Manastirit, nuk guxojnë të flasin shqip në publik as në korzon e qytetit nga frika e ndonjë sulmi fizik nga sllavët e qytetit të cilët të mbështetur nga shovinizmi i pushtetit ushtrojnë presion për t’i turqizuar edhe ato pak shqiptarë që kanë ngelur aty.

Shteti shqiptar dhe kryeministri Rama, kujtohet për Manastirin vetëm për Ditën e Alfabetit dhe me kaq e mbyll agjendën e shqiptarëve të Manastirit, ku nga pushteti i ‘vëllamit’ të vogël Kovaçevski, po ushtrohet presioni i jashtëzakonshëm dhe një aparthejd i paparë ndaj shqiptarëve vetëm pse flasin shqip dhe jo turqisht.

Nëse kryeministri Rama do të ishte pak i përgjegjshëm, në bazë të kushtetutës do ta ngrinte zërin e tij ndaj shovinizmit sllav që ka marrë hov sidomos në Manastir.

Apo nëse ai do të ishte patriot, do shpallte Manastirin zonë të mbrojtur nga shteti shqiptar dhe shtëpinë e Alfabetit si zonë ekstrateritorialiteti i shtetit shqiptar, si zonë e rëndësisë së veçantë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Dhe nuk kishte si të ndodh ndryshe nga një kryeministër shqiptar me identitet të dyshimtë kombëtar (si pjesëtar i komunitetit arumun) siç është Edvin Rama, i cili çështjen e ‘maqedoncave’ e ka shpënë në kalendrat greke!

Nga ana tjetër ‘vëllami’ i vogël i Edvinit, Dimitar Kovaçevski, një pasardhës i denjë i Llazar Kolishevskit dhe Kiro Glgorovit, i cili po vazhdon amanetit e tyre për t’i asimluar dhe dëbuar shqiptarët nga qytete me pakicë shqiptare, përmes formave të ndryshme siç është papunësia, frikësimi, presioni, mosarsimimi dhe shantazhi.

Por, duke ditur që kjo klasë politike që doli nga fillimet e pluralizmit çështjen shqiptare tashmë e konsideron si çështje e zgjidhur ‘nën demokracinë sllavomaqedone’, shqiptarët e ngelur këtej kufirit për shkak të rrethanave historike i kanë humbur shpresat te shteti shqiptar, pasi ‘Nëna Shqipëri’ është transformuar në njerkë dhe se( shqiptarët ) ‘maqedoncat’ i ka lënë në mëshirën e ‘vëllamit’ të vogël Dhimo.

Historia shqiptare nuk ka filluar me Edvin Ramën dhe Ali Ahmetin, ajo do vazhdojë edhe pa ta, dielli i rilindjes së vërtetë do të rilind me të tjerë liderë të përgjegjëshëm ndaj kombit dhe atdheut.

Show More

Related Articles

Back to top button