LajmeMaqedoni

Gazi Baba me mbi 20% shqiptarë, dygjuhësia nuk respektohet sipas ligjit

Komuna e Gazi Babës ende nuk zbaton dygjuhësinë edhe pse që pas regjistrimit të fundit të popullsisë të realizuar në shtator të vitit 2021 përqindja e shqiptarëve në territorin e të njëjtës tejkalon 20, përkatësish 20,32%. Kryetari i kësaj komune, Boban Stevkovski konsideron se dygjuhësia zbatohet, megjithatë se sa zbatohet e tregon vet fakti që tabela me emrin e komunës edhe pas një viti nuk është ndryshuar dhe faqja e internetit e kësaj komune vazhdon të jetë vetëm në gjuhën maqedonase.

“Qasja ime periudhën e kaluar mendoj se ka treguar që konsideroj se nuk duhet të bëhen dallime mes qytetarëve në asnjë lloj baze. Sepse siç e keni parë ne investojmë në të gjitha vendbanimet.”, tha Boban Stevkosvski- kryetar i Komunë së Gazi Babës

I pyetur për ndryshimin e tabelës, duke qenë se deri tani nuk kishim arritur t’i merrnim një përgjigje para kamerës ai tha se ka procedura që duhen zbatuar. Në atë moment përmes një batute ndërhyri ministri i Ekologjisë i cili ishte së bashkë me të në përurimin e fillimit të punimeve për kanalizim ka fshatin Straçincë. Nuredini tha se nëse realizuesi i projektit pretendon se kanalizimi mund të përfundojë për tre muaj, atëherë mund të ndryshojnë shumë më shpejt tabelën.

Show More

Related Articles

Back to top button