PEKIN, 16 janar /ATSH-DPA/- Të paktën dy persona humbën jetën pas një shpërthimi të një fabrikë kimike në veri-lindje të Kinës.
Dymbëdhjetë persona të tjerë u zhdukën pas shpërthimit dhe zjarrit në fabrikën kimike në Panjin, provincën Liaoning, njoftoi sot televizioni kinez “Phoenix TV”.
Tridhjetë e katër persona thuhet se janë plagosur, në incidentin e së dielës.
“Zjarri vazhdoi për orë të tëra përpara se të vihej nën kontroll”, njoftoi media shtetërore. Qindra zjarrfikës u vendosën në vend ndërsa kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë ende.//a.i/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.